Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kushtetuesja rrëzoi policinë për përgjimet, reagon Avokati i Popullit: Fitore në mbrojtje të qytetarëve!

18:23 05/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dhe pezulluar nenin 131të ligjit për Policinë e Shtetit, që lidhet me përgjimin e qytetarëve, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili e cilëson vendimi si një fitore në mbrojtje të qytetarëve nga përgjimet masive pa autorizim.

Kujtojmë se ligji u ankimua nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe tashmë policia nuk ka të drejtë që të bëjë përgjime dhe vëzhgime pa lejen e prokurorisë ose gjykatës.

Reagimi i Avokatit të popullit:

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Avokatit të Popullit, pas një kërkese të këtij të fundit për të shfuqizuar disa nene të ligjit të Policisë së Shtetit, që i jepnin kësaj të fundit kompetencë për të kryer përgjime masive ndaj qytetarëve pa një autorizim nga gjykata.

Më 18 shkurt 2021, Avokati i Popullit parashtroi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shqyrtuar e shfuqizuar këtë ligj. Më konkretisht, Avokati i Popullit kërkoi shfuqizimin e nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji.

Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cënim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar në mënyrë të përsëritur se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për të respektuar jetën private dhe korrespondencën duhet të jetë “në përputhje me ligjin”. Kjo shprehje jo vetëm që kërkon pajtueshmëri me ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e këtij ligji, duke kërkuar që ajo të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë të drejtë Avokatit të Popullit dhe t’i shfuqizojë e pezullojë nenet e cituara në shkelje të Kushtetutës.

Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie.

Etiketa: kushtetuesjapergjimetPolicinërrezoi

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Babai i Caroline flet për vrasësin e të bijës: Frikacaku! E mbyti ndërsa flinte

Babai i Caroline flet për vrasësin e të bijës: Frikacaku! E mbyti ndërsa flinte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.