Skip to content
Të Gjitha

“Kush merr për grua dikë pa gishta?”, efektivja Ina Nuka i përgjigjet Erion Veliajt

· 1 min lexim

Incidenti që i ndodhi efektives Ina Nuka tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik. Për shkak të një kapsolle të hedhur gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, ajo dëmtoi katër gishta dhe humbi gishtin e madh.

Pasi u rikthye në vend pas operacionit në Turqi për rifitimin e gishtit të humbur, Ina Nuka e ftuar në emisionin “Real Story” foli për të gjithë eksperiencën e saj të hidhur.

Gjithashtu ajo u pyet edhe për deklaratën e thënë nga Erion Veliaj,  i cili u shpreh:

“Kush e merr për grua një vajzë pa gishta?”.

Efektivja u përgjigj se njeriun nuk e bën as dora as gishti, por shpirti.

“Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku”, u shpreh Nuka.