Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti rikonfirmohet nga LVV si kandidat për kryeministër, Kushtetuesja bllokon procesin për qeverinë e re

13:11 07/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka rikonfirmuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, si kandidat për një tjetër mandat në krye të qeverisë. Vendimi u mor me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, të mbajtur të dielën.

LVV fitoi më së shumti mandate në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend, numër i pamjaftueshëm për të formuar vetë qeverinë. Në fjalimin e tij, Kurti falënderoi anëtarët e partisë për besimin dhe prezantoi programin e qeverisjes së re, ku veçoi si synime kryesore anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme që ndalon zhvillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re deri më 30 shtator. Masa është kritikuar nga Vetëvendosje, e cila e konsideron pengesë të panevojshme.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, akuzoi partitë e tjera shqiptare për krijimin e krizës institucionale, duke thënë se që prej certifikimit të zgjedhjeve janë bërë përpjekje për të mos pranuar rezultatin elektoral.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pas kërkesës së Listës Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi. Ajo kundërshtoi mënyrën se si kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, hodhi në votim kandidaturat për nënkryetarët nga komunitetet joserbe dhe serbe. Pas disa raundeve të dështuara votimi, Basha shpalli Kuvendin të konstituuar, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari i pestë, duke nxitur mosmarrëveshje ligjore.

Kurti e quajti masën e Kushtetueses “edhe absurde, edhe të dëmshme”, duke akuzuar gjykatën për vonesa që sipas tij bllokojnë reformat dhe dëmtojnë demokracinë.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve ligjore, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, e vlerësoi vendimin si të drejtë dhe të domosdoshëm për të parandaluar pasoja juridike.

Sipas procedurave, pas konstituimit të plotë të Kuvendit, presidentja e Kosovës duhet të mandatojë partinë fituese për formimin e qeverisë. Mandatari ka 15 ditë për të paraqitur kabinetin dhe duhet të sigurojë votat e 61 deputetëve. Nëse qeveria nuk formohet brenda 40 ditësh, presidentja shpall zgjedhje të reja, të cilat mbahen 40 ditë pas dekretit.

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para
345 mijë nxënës rikthehen në shkolla, Korça me dhjetëra klasa të para bosh

345 mijë nxënës rikthehen në shkolla, Korça me dhjetëra klasa të para bosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.