Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti pret në takim Lindita Nikollën, diskutohet për ngjarjet e fundit më Serbinë

17:59 22/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në një njoftim nga zyra e Kryeministrisë së Kosovës, bëhet me dije se ka pasur bisedime për situatën aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

Nikolla e ka falenderuar Kurtin për ndihmën e Kosovës gjatë tërmetit të dy viteve më parë dhe për zjarret që përfshinë vendin muajt e fundit.

Ndër të tjera, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe vendimi i Kosovës për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti e quajti vendimin të drejtë dhe tha se në asnjë vendkalim nuk ka pasur incidente.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, me të cilën biseduan për situatën aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

Kryeparlamentarja Nikolla e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në realizimin e vizionit të tij për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.

Ajo e falënderoi kryeministrin për ndihmën që shteti i Kosovës ia ka ofruar Shqipërisë gjatë tërmetit të gati para dy viteve dhe për ndihmën e fundit në shuarjen e zjarreve që shpërthyen shkaku i temperaturave të larta.

Kryekuvendarja Nikolla tha se bashkërendimi i punëve dhe veprimi i përbashkët me Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë një nga prioritetet e detyrës së saj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo tha se duhet të shfrytëzohet sinergjia e re dhe të niset me plane konkrete takimesh e agjendash që të ketë rezultate për qytetarët.

Kryeministri Kurti e përgëzoi znj. Nikolla për zgjedhjen kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe u pajtua që duhet intensifikim i bashkëpunimit, sepse siç tha ai, janë të gjitha mundësitë që të zëmë hapin si komb. Po ashtu tha se duhet të përshpejtohen përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

U diskutuan edhe tensionet e fundit në veri të Kosovës që filluan pas nisjes së zbatimit të vendimit për pajisje me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti ritheksoi se vendimi është i drejtë dhe nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt. Në asnjë vendkalim kufitar nuk ka pasur incidente, ndërsa Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase, tha kryeministri, duke shtuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Lidhur me situatën aktuale kryeministri tha se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të BE-së dhe ambasadorët e QUINT-it, dhe se Kosova është e gatshme për dialog, porse Serbia po refuzon.

 

 

Etiketa: diskutimekurtinikollaserbiatakim

Të lidhura

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë
Aktualitet

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

Në bulevardin kryesor të Tiranës, disa ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë, ku një automjet përplasi tre fëmijë...

17:43 27/06/2025
81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Aktualitet

81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Sot, më 27 qershor, shënohen plot 81 vite nga një ndër plagët më të rënda të historisë kombëtare shqiptare: gjenocidi...

17:16 27/06/2025
Para
Dënimi i Adriatik Lallës/ Reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Dënimi i Adriatik Lallës/ Reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

17:43 27/06/2025
81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë

81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë

17:16 27/06/2025
Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

16:10 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

14:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.