Skip to content
Të Gjitha

Kurba e COVID-19 vijon zbritjen, shënohen vetëm 6 raste të reja

· 1 min lexim

Ka shkuar në 856 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja nga 224 testime të kryera.

Harta e të prekurve zgjerohet me 3 raste në Tiranë dhe 3 raste në Krujë.

Numi i të shëruar ndërkohë ka shkuar në 627, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me COVID-19, 7 pacientë të tjerë.

Aktualisht janë 198 persona aktiv, ndërsa prej 10 ditësh, numri i viktimave është 31.

Në dy spitalet COVID aktualisht ndodhet 29 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive, ku më pak se 15% janë të shtruar.