Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kur Kryeministri bëhet Prokuror, Gjykatës dhe Polic: Rama vendos vetë për drejtësinë

14:52 06/12/2024
Reading Time: 3 min lexim

130 milionë euro – sa për 5 spitale moderne, 20 shkolla të reja, pensione të dyfishuara për 50,000 të moshuar, apo 100 kilometra autostradë europiane. Por për kryeministrin Rama, kjo faturë marramendëse që do paguajnë shqiptarët meriton vetëm një përgjigje: “Nuk vij në interpelancë pa më thënë SPAK çfarë do bëjë me vëllain tim.”

Me këtë justifikim qesharak, kryeministri i Shqipërisë po tallet hapur me 3 milionë qytetarë që kërkojnë llogari për 130 milionë euro të humbura.

Por Rama duhet ta kuptojë se detyrimet e tij s’janë ndaj Bardhit. Bardhi, si çdo deputet tjetër, është thjesht një instrument i kontrollit parlamentar dhe shërbëtor i popullit, ashtu sikurse Rama. Interpelanca nuk është një debat personal mes dy politikanëve – është një detyrim kushtetues i kryeministrit ndaj popullit. Duke u fshehur pas konfliktit me Bardhin, Rama po tallet me të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për të ditur se çfarë ndodh me paratë e tij.

Kushtetuta është e qartë në këtë pikë. Neni 80 thotë shprehimisht se kryeministri dhe çdo anëtar i Këshillit të Ministrave detyrohen t’u përgjigjen interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve. Asnjë justifikim personal apo familjar nuk mund të anashkalojë këtë detyrim të prerë kushtetues.

Por përtej talljes, fshihet diçka më e errët. Deklarata e tij se “do largohet nga politika nëse vëllai gjendet fajtor” është shantazh i pastër ndaj drejtësisë. Asnjë kryeministër normal nuk do guxonte të lidhte fatin e vendit me një vendim gjykate që ende s’ka dalë. Vetëm dikush që e di verdiktin paraprakisht mund të bëjë premtime të tilla.

Kjo nuk është hera e parë që Rama vepron si prokuror, gjykatës dhe polic njëkohësisht. Për vrasjen e Martin Canit, kryeministri doli vetë të bënte prokurorin, duke deklaruar se “s’ka autor të dytë se e tregon video”. Por videoja u fsheh nga publiku, eksperti mjekoligjor nuk u thirr kurrë dhe drejtësia çaloi sipas interesit politik. E njëjta gjë po ndodh edhe me këtë rast – Rama del, flet, vendos dhe bën drejtësi sipas interesave të veta, duke tregon se sa thellë i ka futur duart në institucionet që duhet të ishin të pavarura.

E gjithë historia e Becchettit filloi në 2015-ën, kur qeveria Rama nisi një fushatë të ashpër kundër televizionit Agon Channel. Nën pretendimin e pastrimeve të parave, televizioni u mbyll dhe Becchetti u detyrua të largohej nga vendi. Por qeveria nuk arriti kurrë të vërtetonte akuzat e saj në gjykatë. Përkundrazi, arbitrazhi ndërkombëtar gjeti se i gjithë aksioni ishte politikisht i motivuar.

Gjykata belge tashmë ka vendosur bllokimin e fondeve të Albkontrollit. Nuk bëhet fjalë më për “nëse do paguajmë”, por “kur do paguajmë”. Dhe kjo faturë marramendëse vjen direkt nga vendimet e pamatura të qeverisë Rama.

Mesazhet kërcënuese të kryebashkiakut Veliaj dhe sekretarit Agaçi ndaj Becchettit u kthyen në armë kundër Shqipërisë në arbitrazh. Fushata e egër qeveritare për mbylljen e Agon Channel po i kushton çdo familje shqiptare pjesën e vet nga këto 130 milionë.

Në një kohë kur pensionistët numërojnë qindarkat për bukë e ilaçe dhe familjet e varfra mezi paguajnë dritat, kryeministri guxon të thotë “s’ka dokument që kemi paguar”.

Edhe sa kohë do të vazhdojë Rama të sillet si sundimtar mesjetar që përdor familjen si mburojë për t’i shpëtuar përgjegjësisë?

3 milionë shqiptarë po presin përgjigje: Si i humbe 130 milionë euro të taksave tona? Pse po fshihesh pas vëllait për t’i shpëtuar kësaj përgjegjësie? Dhe mbi të gjitha – deri kur do vazhdosh të sillesh si pronar i një shteti që në fakt duhet t’i shërbesh?

/gazetareforma.com

Etiketa: 130 mln euroArbitrazhiBecchettiedi ramagazment bardhiolsi ramareformaeditorialSPAKvellai

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Ish-juristi i Kadastrës Durrës, arrestohet sërish për shpërdorim detyre

Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë për ish-juristin e Kadastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.