Skip to content
Kryesore

“Kupa e Skënderbeut”/ Shkëlqim Koçi triumfon në Hungari

· 1 min lexim

Në Fülöpszállás, Hungari, u zhvillua turneu ndërkombëtar i mundjes së krahut “Kupa e Skënderbeut”, një garë prestigjioze që mblodhi sportistë nga e gjithë bota.

Turneu, që mban emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u organizua nga kampioni botëror László Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.

Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri dhe zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut, Ivo Doshi.

Koçi shkëlqeu në këtë kompeticion, duke u shpallur kampion në dy disiplina:

• Mundja me dorën e majtë – triumfoi në finale ndaj një kundërshtari serb.
• Mundja me dorën e djathtë – mposhti kampionin vendas hungarez.

Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.

Mundja e krahut mendohet të ketë origjinën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte këtë sport si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.