Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kupa e Shqipërisë/ A do ta përmbysë Dinamo Skënderbeun në Korçë?

14:48 24/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kupa e Shqipërisë/ A do ta përmbysë Dinamo Skënderbeun në Korçë?

Dinamo dha sinjalin e parë të rikthimit me fitoren 2-0 ndaj Laçit, ku Bregu shënoi dy gola. Skuadra e trajnerit Ilir Daja e kishte të vështirë të dilte nga seria e katër ndeshjeve pa fitore në kampionat, plus një tjetër në Kupën e Shqipërisë.

Megjithatë, në javën e 26-të, Dinamo përfitoi edhe nga rezultatet e rivalëve, ku Egnatia dhe Partizani humbën, ndërsa Vllaznia barazoi. Kjo bëri që Dinamo të afrohet në 1 pikë me Vllazninë e vendit të dytë dhe të shkurtojë diferencën me liderët e Egnatias në 4 pikë. Një situatë më komode se më parë, që mund të ndikojë pozitivisht edhe në ndeshjen e së mërkurës me Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë.

Dinamo e ka të vështirë kualifikimin në Kupë, pasi është mundur 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”. Për të kaluar në fazën tjetër, ekipi duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë në Korçë.

Megjithatë, mundësia ekziston, pasi Skënderbeu është i angazhuar për mbijetesën në kampionat dhe mund të mos investojë shumë energji për këtë takim para sfidës së fundjavës. Dinamo ka synim të fitojë një trofe këtë sezon dhe pritet të japë maksimumin për kualifikimin në Kupë, pasi në kampionat gjithçka është ende e hapur.

Trajneri Daja do të hedhi në fushë formacionin më të fortë, pa e menduar fare ndeshjen derbi ndaj Tiranës në fundjavë. Ndeshja në Korçë është gjithashtu një mundësi për të testuar pjekurinë e skuadrës, që konsiderohet një nga më të fortat e këtij sezoni.

Për herë të parë pas shumë javësh, Dinamo ka grupin e plotë të lojtarëve. Gjatë ndeshjes me Laçin, nuk pati lëndime, dhe disa lojtarë që kishin munguar nga dëmtimet ishin të gatshëm, përfshirë Ditën, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë.

Gjithashtu, Mandela, i cili kishte munguar për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor, ishte në dispozicion për të luajtur disa minuta. Ky është një plus i madh për trajnerin Daja, pasi vlerat e sulmuesit nigerian janë të njohura, dhe ai ka shënuar 2 gola në përballjet e kaluara me Skënderbeun. Portieri Edmir Sali, që ishte jashtë për shkak të një dëmtimi, është gjithashtu i gatshëm për të luajtur.

Me një grup të plotë lojtarësh, Daja mund të bëjë ndonjë rotacion dhe të reagojë në momentet kyçe të ndeshjes. Dinamo nuk do të kursejë asgjë në Korçë, pasi objektivi i saj është kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dinamoSkënderbeuSport

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Goditja e “Çopjave”/ Trafikuan 28 ton kokainë në Evropë, GJKKO konfirmon masat për të arrestuarit

Veliaj pretendon se u fye nga prokurori Olsi Dado, GJKKO përgënjeshtron lajmin

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English