Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

12:52 30/01/2026
Reading Time: 3 min lexim

Konkursi për zhvillimin e truallit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” është mbyllur zyrtarisht me shpalljen e fituesve, duke vulosur edhe një herë fatin e një prej hapësirave publike më simbolike të Tiranës. Vendimi parashikon ndërtimin e tre kullave deri në 35 kate mbi truallin ku për dekada ka funksionuar jetimorja, ndërsa ndërtimi i kampusit të ri për fëmijët dhe zyrave të inspektorateve do të realizohet në një zonë tjetër, në ish vilat gjermane.

Pas rreth katër orësh diskutime, juria vendosi të ndajë çmimet, me argumentin se asnjë nga pesë projekt propozimet finaliste nuk i përmbushte plotësisht kriteret e shpallura. Megjithatë, kjo ndarje nuk ndryshon thelbin e procesit, pasi funksioni kryesor dhe më fitimprurës mbetet ndërtimi i kullave shumëkatëshe mbi truallin e ish jetimores, një nga zonat më të shtrenjta dhe strategjike të kryeqytetit.

Projekti i Rojkind Arquitectos S.C për kulla te “Zyber Hallulli”

Fitues për zhvillimin e kullave mbi truallin e ish jetimores u shpall grupi i udhëhequr nga studio arkitekturore Rojkind Arquitectos, e cila do të realizojë ndërtimin e tre kullave deri në 35 kate. Ndërkohë, grupi i udhëhequr nga arkitekti Héctor Barroso do të zhvillojë kampusin e ri të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe godinat e reja të inspektorateve në zonën e ish vilave gjermane. Ndarja e projekteve sipas funksioneve u justifikua nga juria me argumentin se asnjë prej propozimeve nuk i përmbushte plotësisht kërkesat e konkursit, duke konfirmuar mungesën e një vizioni të unifikuar për përdorimin e truallit publik.

Projekti i Taller Hector Barroso i kampusit të ri të jetimores te ish-vilat gjermane

Pavarësisht emrave dhe studiosve të përfshira, pesë projektet finaliste shfaqën të njëjtën qasje thelbësore. Të gjitha propozuan zhvillim intensiv vertikal, me tre deri në katër kulla që arrinin deri në 45 kate. Trualli i “Zyber Hallullit” u trajtua si një nyje e pastër zhvillimi imobiliar, ku dominuan densiteti i lartë, banimi luksoz dhe funksionet elitare, ndërsa hapësirat publike u reduktuan në elemente kryesisht dekorative.

Ndryshimet mes projekteve mbetën në nivel fasadash, volumetrie dhe simbolike arkitektonike. Asnjë prej tyre nuk doli jashtë paradigmës së betonizimit vertikal dhe shfrytëzimit maksimal të truallit publik. Konkursi, në vend që të ishte një debat real mbi alternativat e përdorimit të një prone publike me funksion social, u kthye në një garë estetike për kulla gjithnjë e më të larta.

Juria që mori këtë vendim përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtues të Korporatës së Investimeve Shqiptare, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë. Në këtë përbërje ra dukshëm në sy mungesa e përfaqësimit të Bashkisë Tiranë, e cila në konkurse të mëparshme ka qenë pjesë aktive e vendimmarrjes urbane.

Mungesa e pushtetit lokal lidhet drejtpërdrejt me situatën aktuale të bashkisë, ku kryetari i saj Erion Veliaj ndodhet në burg si i pandehur për akuza korrupsioni dhe pastrimi parash. Por përtej rrethanës personale, fakti që një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë urban për Tiranën vendoset pa përfaqësim të bashkisë ngre pikëpyetje serioze mbi formulën e vendimmarrjes dhe përqendrimin e pushtetit në nivel qendror.

Shpallja e fituesve nuk sjell asnjë risi për sa i përket fatit të jetimores. Godinat ekzistuese të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shemben për t’i hapur rrugë kullave, ndërsa fëmijët do të zhvendosen në një godinë të re në një tjetër zonë të qytetit. Ky zhvillim konfirmon logjikën e ndjekur prej vitesh në Tiranë, ku çdo truall publik me vlerë të lartë ekonomike kthehet në objekt spekulimi imobiliar, ndërsa funksionet sociale shtyhen gjithnjë e më larg qendrës.

Tirana humbet edhe një tjetër copë historie sociale, në emër të zhvillimit që matet vetëm me kate, metra katrorë dhe fitim.

Të tjera

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë
Aktualitet

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar, i cili akuzohet se shiste në dyqanin e tij veshje dhe aksesorë...

14:24 30/01/2026
Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme
Aktualitet

Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

Një alarm serioz për sigurinë ushqimore të foshnjave ka përfshirë tregun edhe në Shqipëri, pasi pas produktit “NAN 1 OPTIPRO”,...

12:01 30/01/2026
Para
Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

14:24 30/01/2026
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

12:52 30/01/2026
Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

12:01 30/01/2026
Artikull alarmant nga media amerikane: Diella rrezikon demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë

Artikull alarmant nga media amerikane: Diella rrezikon demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë

14:31 29/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.