Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

12:01 30/01/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një alarm serioz për sigurinë ushqimore të foshnjave ka përfshirë tregun edhe në Shqipëri, pasi pas produktit “NAN 1 OPTIPRO”, nga tregu është tërhequr edhe qumështi formulë për fëmijë “Aptamil”, për shkak të pranisë së një toksine të rrezikshme për shëndetin. Rasti ka ngritur shqetësim të madh, pasi bëhet fjalë për ushqime që përdoren çdo ditë nga mijëra familje dhe që konsiderohen jetike për foshnjat.

Vetëm disa ditë pas njoftimit të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, AKU konfirmoi se edhe ushqimi për foshnja “Aptamil AR2” është hequr urgjentisht nga qarkullimi. Vendimi është marrë pasi në këtë produkt është identifikuar prania e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, e cila konsiderohet e rrezikshme, sidomos për foshnjat.

“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, firma ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL AR 2 formulë ushqimore për foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gr, prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd, Danone”, njoftoi AKU. Trupat inspektuese janë angazhuar në terren për verifikimin dhe largimin e menjëhershëm të produktit nga pikat e shitjes.

Në një njoftim të veçantë, edhe kompania Rossmann & Lala u bëri thirrje qytetarëve që kanë blerë qumësht Aptamil të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes, ku do të rimbursohen edhe pa faturë. Kompania konfirmoi se po tërhiqen konkretisht seri si “APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANC 0.8 kg” dhe “APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 0.8 kg”, si masë paraprake për shkak të dyshimit për prani të mikroorganizmit Bacillus cereus.

Sipas AKU, përveç “Aptamil AR2”, alarmi i ardhur nga sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF lidhet edhe me produktin “Aptamil 1 Pronutra 800 gram Advanced”, me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026, ku gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e cereulides. Konsumatorëve u bëhet thirrje urgjente që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë dhe të shmangin çdo konsumim.

Cereulide është një toksinë që mund të shkaktojë probleme serioze gastrointestinale tek foshnjat, përfshirë të vjella dhe komplikacione të rënda shëndetësore. Produkte që promovohen gjerësisht, rekomandohen shpesh dhe konsiderohen të sigurta, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e fëmijëve, nëse nuk monitorohen dhe kontrollohen me rigorozitet maksimal.

Sipas Reuters, shqetësimet e para për produktet e ushqimit të bebeve u shfaqën që në muajin dhjetor, por u përshkallëzuan në fillim të janarit, kur Nestlé njoftoi tërheqjen e disa serive të produkteve për foshnja, përfshirë formulat SMA, BEBA dhe NAN, për shkak të ndotjes së mundshme me toksinën cereulide. Tërheqjet nga tregu kanë prekur dhjetëra vende dhe janë zgjeruar edhe te prodhues të tjerë francezë si Lactalis dhe Vitagermine, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare që, sipas vlerësimeve, tejkalojnë 1 miliard dollarë.

Aksionet e Danone kanë humbur gati 13 për qind të vlerës gjatë dy javëve të fundit, ndërsa autoritetet franceze po hetojnë nëse ekziston një lidhje mes vdekjes së dy foshnjave dhe produkteve të formulës që janë tërhequr nga tregu. Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Ushqimore ka bërë të ditur se disa seri të produkteve të Danone po tërhiqen zyrtarisht vetëm pasi konfirmohet se kanë arritur te konsumatorët.

Sipas informacionit zyrtar, cereulide u zbulua në një përbërës të furnizuar nga një furnitor, çka ka hapur hetime të mëtejshme mbi zinxhirin e furnizimit dhe kontrollit të cilësisë. Rasti ka vënë në pikëpyetje sigurinë e produkteve për foshnja dhe ka shtuar presionin ndaj autoriteteve dhe kompanive për transparencë dhe masa më të forta kontrolli.

Autoritetet shqiptare u bëjnë thirrje prindërve, veçanërisht nënave, që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme, të kontrollojnë produktet që kanë blerë dhe të reagojnë menjëherë nëse konstatojnë se i përkasin serive të tërhequra. Siguria ushqimore e foshnjave nuk është çështje dytësore, por një alarm real që kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe reagim të menjëhershëm.

Etiketa: apramilfoshnjai ndaluarnanushqim

Të tjera

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë
Aktualitet

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar, i cili akuzohet se shiste në dyqanin e tij veshje dhe aksesorë...

14:24 30/01/2026
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit
Aktualitet

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Konkursi për zhvillimin e truallit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” është mbyllur zyrtarisht me shpalljen e fituesve, duke vulosur...

12:52 30/01/2026
Para
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

14:24 30/01/2026
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

12:52 30/01/2026
Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

Kujdes nëna, alarm për foshnjat: Qumështi NAN dhe Aptamil u tërhoqën nga tregu për toksina të rrezikshme

12:01 30/01/2026
Artikull alarmant nga media amerikane: Diella rrezikon demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë

Artikull alarmant nga media amerikane: Diella rrezikon demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë

14:31 29/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.