Skip to content
Aktualitet

Kryemadhi shkel masat ‘me të dyja këmbët”, takim elektoral pa maska me qytetarët e Patosit

· 2 min lexim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kësaj here nuk është mjaftuar me pak. Iu ka shkuar vetë derë më derë gjithë grave të komunitetit të naftëtarëve në  qytetin e Patosit.

Siç duket dhe në foto, Kryemadhi në mungesë të maskës shihet e rrethuar nga disa qytetare gjithashtu pa mask.

Në bashkëbisedimin me to, Kryemadhi e vendosi theksin tek problematikat e grave e burrave naftëtarë, të cilat për muaj të tëra nuk merrnin pagat nga kompania.

Ajo tha se është roli i shtetit të kujdeset për qytetarin në të tilla raste. Sipas Kryemadhit, qeveria aktuale është fokusuar tek pasurimi i 3-4 personave dhe ka lënë jashtë kontrollit shumicën e njerëzve.

Theksojmë se kjo ngajrje është e përsëritur jo vetëm nga qeveria por dhe opozita. Në prag zgjedhjesh, thuajse të gjithë e kanë harruar situatën e vështirë pandemike, duke vijuar kështu fushatën zgjedhore pavarësisht kushteve jo të zakonshme.

Pjesë nga reagimi:

“Ne kemi qenë bashkë me Kejdin edhe te greva e grave naftëtare dhe një nga problemet që ne kemi kuptuar, ndoshta Kejdi e njeh pak më shumë sepse të dy prindërit kanë punuar në sektorin e naftës, është se të bënte përshtypje që gratë kishin mbi 20 muaj që nuk merrnin pagat. Dhe mirë që nuk merrnin pagat, por të gjitha i kishin fëmijët studentë dhe duhet të përgjigjeshin për çdo gjë, për shkollën, për ushqimin, për veshmbathjen. Ndërkohë që paguanin taksat e bashkisë, paguanin energjinë elektrike, një ditë mos të paguanin energjinë elektrike ajo i pritej. Një ditë të mos paguanin ujin, ai ju pritej. Ndërkohë që kishin mbi 20 muaj që pagat nuk i merrnin.