Pas kërkesës së Opozitës se Bashkuar për lista të hapura 100% ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kreymashi është shprehur se është pro hapjes së listave në nivelin 100% duke thënë se askush, përfshirë edhe kryetarët e partive, të mos i fshihen gjykimit të popullit.
Më tej Kryemadhi thotë se është koha për një ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për të ardhmen e Shqipërisë, si shtëpi e të gjithë shqiptarëve.
PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. 🇦🇱
https://www.facebook.com/324688710977211/posts/3010559035723485/?d=n