Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryediplomati kinez viziton Moskën, zotohet për thellim të bashkëpunimit

17:56 22/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryediplomati kinez, Wang Yi u prit në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast, ai shprehu zotimin e vendit të tij për thellim të bashkëpunimit me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një pikë të re.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Rusi nga një zyrtar kinez që kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen e partneritetit “pa kufij”, disa javë para sulmit rus kundër Ukrainës. Vizita vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se Pekini mund të jetë duke shqyrtuar furnizimin me armë të Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë takimit me kryediplomatin kinez Wang Yi se tregtia dypalëshe mes Pekinit dhe Moskës ka tejkaluar pritshmëritë dhe se së shpejti mund të arrijë në vlerën e 200 miliardë dollarëve në vit, nga 185 miliardë dollarë që ishte më 2022.

“Presim një vizitë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës në Rusi. Jemi pajtuar për këtë. Gjithçka po përparon, gjithçka po shkon drejt zhvillimit. Ne po arrijmë kufij të rinj”, tha zoti Putin.

Zoti Wang i tha presidentit rus se marrëdhëniet midis dy vendeve i rezistuan trysnisë së një situate të paqëndrueshme ndërkombëtare dhe se krizat paraqesin mundësi të reja.

Marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë, tha zoti Wang, nuk nënkupton qëndrim kundër ndonjë vendi tjetër, por shtoi se Pekini nuk do t’i nënshtrohet trysnisë nga palët e treta, një deklaratë që shihet si goditje ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Jemi të gatshëm të punojmë me palën ruse për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar bashkëpunimin strategjik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik të gjithanshëm dhe për të luajtur një rol më të madh në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të dy vendeve tona”, tha zoti Wang.

Komentet vijnë mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara se Pekini mund ta ndihmojë sulmin rus kundër Ukrainës përmes furnizimit me armë.

Kjo mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë, në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës në njërën anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në anën tjetër.

Presidenti Xi pritet të mbajë një “fjalim paqeje” të premten. Kievi thotë se nuk mund të flitet për paqe me trupat ruse në Ukrainë.

Kina është blerësi më i madh i naftës ruse, një nga burimet kryesore financiare të Moskës.

Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi për pasoja nëse Kina ndihmon sulmin rus kundër Ukrainës.

Pas takimit me kryediplomatin kinez Wang, Sekretari Blinken tha se Uashingtoni është i shqetësuar se Pekini po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të Moskës, gjë që është mohuar nga Kina/VOA

Të tjera

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet
Kryesore

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

Një shqiptar po përfundon në burg çdo dy ditë në Britani, sipas të dhënave të publikuara nga media britanike dhe...

12:29 08/04/2026
Para
U pajtua me agresionin ndaj Ukrainës, IFJ pezullon Unionin rus të Gazetarëve

U pajtua me agresionin ndaj Ukrainës, IFJ pezullon Unionin rus të Gazetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
Përndiqte prej muajsh një 39-vjeçare dhe tentoi ta rrëmbente me forcë, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

Përndiqte prej muajsh një 39-vjeçare dhe tentoi ta rrëmbente me forcë, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

11:57 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.