Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

14:00 27/11/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

Plazhi i njohur Banje në Dubrovnik është përmbytur sërish nga tonelata mbeturinash të sjella nga deti, kryesisht nga drejtimi i Shqipërisë, duke rikthyer në vëmendje një problem të përsëritur prej vitesh që po tensionon marrëdhëniet mes dy vendeve. Mediat luksemburgase raportojnë se ky fenomen po i jep Kroacisë më shumë argumente për të rritur presionin ndaj Tiranës në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Të martën në mëngjes, banorët e lagjes Brezheviç u përballën me një skenë shqetësuese: plazhi Banje, një nga atraksionet më të njohura të Adriatikut dhe ikonë e qytetit ku janë xhiruar skena të serialit ‘Game of Thrones’, ishte mbuluar plot me mbeturina të ardhura nga deti. Pamja ishte e njëjtë edhe në portin e vjetër të Dubrovnikut, ku grumbullimet e mbetjeve të lundrueshme krijuan shqetësim të madh te banorët dhe bizneset lokale.

Një banor i zonës, i intervistuar nga mediat kroate, u shpreh se kjo situatë përsëritet çdo vit, kryesisht gjatë dimrit. Sipas tij, rrymat detare dhe kushtet e motit shtyjnë drejt Kroacisë sasi të mëdha mbeturinash që, sipas autoriteteve vendase, vijnë nga Shqipëria dhe vijojnë të jenë një problem i pazgjidhur.

Çështja është ngritur prej kohësh edhe në nivel europian. Shqipëria ka një nivel shumë të ulët riciklimi dhe përdor ende vendgrumbullime në qiell të hapur, ndërsa një pjesë e mbetjeve përfundon në lumenj që derdhen në Adriatik. Kjo përbën shqetësim të drejtpërdrejtë për vendet fqinje, të cilat e konsiderojnë këtë ndotje si rrezik mjedisor rajonal.

Kroacia po përdor këto argumente për të kërkuar më shumë angazhim nga Tirana dhe për të nxitur Brukselin të vendosë standarde më të rrepta mjedisore ndaj Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit. Sipas mediave të huaja, incidenti i fundit ka shtuar presionin diplomatik dhe ka rihapur debatin mbi masat që duhet të ndërmerren për të ndalur përhapjen e mbeturinave në Adriatik.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktor...

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip