Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza nga pandemia/ BSH: Ja me sa përqind ranë shitjet dhe fitimet e bizneseve në 6-mujorin e parë

16:42 08/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e koronavirusit dhe karantina e shkaktuar prej saj, kanë lënë me pasoja jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike gjithë shqiptarët.

Vetë institucionet më prestigjioze financiare të vendit, e kanë të pamundur që të fshehin apo mbulojnë shifrat e dëmit të madh që ju shkaktua ekonomisë nga pandemia.

Të gjithë bizneset kanë raportuar rënie të shitjeve dhe fitimeve me gati 70% në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas tabelave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të anketimit që ajo ka bërë me 1300 ndërmarrje i cili përkoi me kulmin e pandemisë.

Për bizneset e mëdha, rënia e shitjeve ishte -64% dhe e fitimeve me -62% në 6-mujorin e parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bizneset e mesme shënuan tkurrje të shitjeve dhe fitimeve përkatësisht me 76.6 dhe 71%.

Pandemia Covid-19 i ka vënë në vështirësi më së shumti bizneset e vogla, me të ardhurat që u tkurrën me 72% dhe fitimet me 70% (shiko tabelat në fund).

Por edhe para pandemisë, bilancet e bizneseve të vogla ishin të rënduara nga rënia e fitimeve. Banka e Shqipërisë, në anketat periodike të gjendjes financiare të bizneseve, ka gjetur se biznesi i vogël ka raportuar rënie të rezultatit financiar në mënyrë sistematike që nga viti 2016 deri në vitin 2020 .

Në 6-mujorin e parë 2016, bizneset e vogla raportuan rënie të fitimeve me 28% në raport me 6 muajt paraardhës, teksa shihet se rënia me ritme dyshifrore ka vijuar për të gjithë periudhën derisa në 6-mujorin e parë 2020, për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid-19, fitimet e biznesit të vogël shënuan rënie me 70% në raport me 6-mujorin e dytë të vitit 2019.

Në 6-mujorin e parë, rënia ka qenë e pranishme edhe tek bizneset e mëdha të mesme përkatësisht me 70 dhe 71%, por të dy këto grupe, rezultati financiar ka qenë më rritje për periudhën 2016-2017.

Bizneset e mëdha kanë raportuar rritje dyshifrore të fitimeve në përgjatë periudhës, ku sipas grafikut bashkëngjitur rritja ka qenë mesatarisht 20-27%, ndërsa për ndërmarrjet e mesme normat e fitimit kanë shënuar rritje më të moderuar. Kjo kategori biznesi ka raportuar nivelin më të lartë të rritjes së fitimeve në 6-mujorin e dytë të vitit 2017.

Në grupin e ndërmarrjeve të anketuara (968 biznese), mbi 75% e secilit grup sipas madhësisë kanë raportuar fitim gjatë periudhës. Kjo peshë ka rezultuar më e lartë për ndërmarrjet e mëdha (rreth 84%) dhe më e ulët tek ato të vogla (rreth 75.4%). Krahasuar me periudhën e mëparshme, pesha e ndërmarrjeve që kanë raportuar fitim, ka shënuar rënie për të tre grupet e ndërmarrjeve.

Nga 1300 bizneset e anketuara nga Banka e Shqipërisë në 6-mujorin e parë 2020, rreth 37% e ndërmarrjeve i përkasin sektorit të industrisë, rreth 29% sektorit të shërbimeve, rreth 15% sektorit të ndërtimit dhe rreth 19% sektorit të tregtisë.

Për ndërmarrjet të cilat raportojnë humbje, të tre grupet e ndërmarrjeve raportojnë balanca negative për nivelin e shitjeve, rezultatin financiar dhe zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve gjatë 6-mujorit të parë 2020. Këto balanca janë thelluar ndjeshëm lidhur me shitjet dhe rezultatin financiar.

Pritshmëritë e ndërmarrjeve me humbje janë pozitive për gjashtëmujorin pasues lidhur me nivelin e ardhshëm të shitjeve, rezultatin financiar dhe me zgjerimin e veprimtarisë për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve.

Këto pritshmëri janë më optimiste në lidhje me zgjerimin e veprimtarisë për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve, si dhe lidhur me rezultatin financiar të ardhshëm për ndërmarrjet e mëdha.

Në grupin e ndërmarrjeve të vogla, peshën kryesore e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve (rreth 44%), ndjekur nga sektori i tregtisë (rreth 24%).

Nga ana tjetër, në grupin e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha, peshën më të lartë e kanë ndërmarrjet e sektorit të industrisë (përkatësisht prej rreth 41% dhe 42%) dhe ato të sektorit të shërbimeve (respektivisht 23% dhe 26%).

/Burimi: BSH/Përgatiti: GazetaReforma.com/

Etiketa: biznesebshfitimekrizapandemiashitje

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon ende, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar...

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi
Aktualitet

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Një incident është raportuar në KZAZ nr. 40, në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ku procesi i numërimit...

16:01 13/05/2025
Para

Tayna zbuloi sot se kush i shkruan në ‘DM’, por i ra pishman menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.