Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza energjetike në vend, Basha propozon planin me 7 pika

16:55 03/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se një krizë energjetike sapo ka filluar në vendin tonë dhe sipas tij kjo ka çuar në rritjen e karburanteve.

Kësaj deklarate të kryeministrit i është përgjigjur së fundmi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i PD-së ka propozuar një plan me 7 pika që sipas tij do ta nxjerrin vendin nga kriza.  Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare. Por Basha nuk mendon kështu, ai ka thënë se bota po përballet tani me këtë krizë, ndërsa vendi ynë sipas tij ka 8 vite që përballet me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburanteve.

“Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë.
Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve.
Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre.
Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri?
Shqiptarët e dinë mirë që jo.
Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur.
Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë.
Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë , por për të marrë në këmbim votën e tyre.
Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi.
Me këtë bilanc të zi, me këtë qeverisje që fatkeqësitë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë si opozite është të ushtrojmë, edhe me ndihmën e qytetarëve, të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice.

Ndaj prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:
1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë,
Nisur nga eksperiencat e hidhura që përmenda pak më parë, vetëm këmbëngulja jonë e përbashkët i pamundëson këtij kryeministri dhe kësaj pakice të korruptuar të përdorë fatkeqësitë tuaja për t’u pasuruar vetë dhe miqtë e tyre.
Shqipëria është e juaja, jo e një pakice” tha Basha.

Etiketa: bashaenergjitikekrizavend

Të lidhura

Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Para
Sa njerëz kanë ndërruar jetën nga COVID-19 në të gjithë botën dhe çfarë pretendon OBSH

Sa njerëz kanë ndërruar jetën nga COVID-19 në të gjithë botën dhe çfarë pretendon OBSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.