Skip to content
Aktualitet

Kreu i sindikatës së naftëtarëve: U konfirmova pozitiv me Covid, jam shumë rëndë!

· 1 min lexim

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, ka dalë pozitiv me koronavirus. Dautaj e ka konfirmuar lajmin në rrjetin social Facebook, ndërsa thekson se ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot.

Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato.

Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese sgjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina“, shkruan Dautaj.

Sokol Dautaj ishte në grevën e urisë së naftëtarëve deri nëntë ditë më parë nga e cila dolën burrat për tu zëvendësuar nga koleget e tyre gra.

/GazetaReforma.com/