Skip to content
Të Gjitha

Kreu i një grupi trafikantësh, i afërmi i Tahirit i shpëton burgut

· 1 min lexim

Mediat italiane kanë shkruar ditën e sotme se Gjykata e Apelit në Catania ka liruar nga burgu Moisi Habilajn.

Ky i fundit është edhe i afërm me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Hbilaj do të qëndrojë në masën “arrest shtëpie”. Mediat italiane shkruajnë se Habilaj do të qëndrojë në arrest shtëpie në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes së tij.

Gjykata pranoi kërkesën e paraqitur nga avokatët e Habilajt, Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni duke e kaluar nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Moisi Habilaj ishte pjesë e hetimeve të dosjes “Rosa dei Venti”, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg, por duket se gjykata e Apelit e ka rivlerësuar vendimin për të, dhe vlonjati do të lërë burgun shumë më herët nga sa ishte menduar.