Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

11:44 22/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e SPAK. Myzyri është marrë i pandehur për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike”, në kuadër të një hetimi që përfshin disa procedura prokurimi të zhvilluara gjatë viteve 2020–2023.

Myzyri ishte pezulluar nga detyra më 5 tetor 2025 me vendim të Gjykata e Posaçme, por u rikthye në post tre muaj më vonë, më 30 qershor, ditë kur SPAK i komunikoi zyrtarisht akuzat. Aktualisht, ai ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet vijojnë.

Më herët, SPAK ka zbardhur detaje nga dosja hetimore që implikon Myzyrin në një aferë tenderimi me vlerë rreth 2.3 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit rrugor Rrëshen – Ura e Fanit – Shpal – Ura e Repsit, me gjatësi 58.7 kilometra. Sipas Prokurorisë, dosja përmban përgjime telefonike, ku një punonjëse e KPP-së, Lindita Skeja, përmend drejtpërdrejt Myzyrin si personin që ka diktuar mënyrën e veprimit të komisionit në shqyrtimin e ankesave për këtë tender.

Në një nga bisedat e përgjuara, Skeja shfaq shqetësimin se po merrej në pyetje për një firmë të vendosur nën presion, duke deklaruar: “Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… firmosim ne, të gjithë si delet. Ne vemi ku na thërrasin. Firmën ne, lekët ata.” Sipas SPAK, këto komunikime janë pjesë kyçe e provave që sugjerojnë ndikim të jashtëligjshëm në vendimmarrjen e institucionit.

Nga hetimet rezulton se Myzyri është marrë zyrtarisht i pandehur më 24 qershor 2025. Prokuroria ka argumentuar në kërkesën për masë sigurie se ai përbën rrezik për hetimin, për shkak të mundësisë së ndërhyrjes te persona ende të papyetur, cenimit të provave apo kryerjes së veprave të tjera penale.

Hetimi i SPAK është zgjeruar dhe përfshin disa procedura prokurimi të zhvilluara nga KPP gjatë periudhës 2020–2023. Sipas të dhënave paraprake, një numër i konsiderueshëm tenderësh dyshohet se janë zhvilluar pa konkurrencë reale, me vetëm një operator ekonomik ose me skualifikime të dyshimta të kompanive të tjera.

Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike në vitin 2020, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe miratim nga Kuvendi i Shqipërisë. SPAK pritet të vijojë me fazat e tjera të hetimit, ndërsa çështja mbetet në zhvillim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
The Sun: Ekzekutimi i Ardian Nikulajt u porosit për 1.7 milionë paund, hasmëria 30-vjeçare pas atentatit

The Sun: Ekzekutimi i Ardian Nikulajt u porosit për 1.7 milionë paund, hasmëria 30-vjeçare pas atentatit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip