Skip to content
Të Gjitha

KPK shtyn seancën dëgjimore për Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifimit ka shtyrë përsëri seancën dëgjimore për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.

Aktualisht Beçaj është gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Seanca e dytë dëgjimore ishte parashikuar të mbahej me datë 17 qershor në orën 10:00.

Pritet që KPK të paraqesë arsyet e shtyrjes së kësaj seance.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale dhe çështja e saj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Emri i i saj  u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare.