Skip to content
Rajoni

Kosova shumë pranë nisjes së vaksinimit, shefi i UNICEF jep lajmin e mirë

· 2 min lexim

Në Kosovë do të mbërrijnë së shpejti shiringat që do të përdoren për vaksinat anti COVID. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin. Në një postim në Tëitter ai shkruan se  ka thënë se në fluturimin e sotëm, do të arrijnë në Kosovë shiringat.

“Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave. Bashkë mundemi!”, shkruan Sahin.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka miratuar tashmë planin e vaksinimit për qytetarët. në një përgjigje për Telegrafin ministria ka thënë se këtë javë do të merret një përgjigje nga COVAX për datën kur vaksinat do të arrijnë në Kosovë. Sipas ministrisë pritet vetëm konfirmimi nga COVAX që të fillojë procesi. Më herët ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se tashmë kanë mbërritur  frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid. Në një postim në Facebook ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të mbërrijnë edhe vaksinat  dhe se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit, por data e saktë e mbërritjes së vaksinave pritet ende të bëhet e ditur në vijim.