Skip to content
Rajoni

Kosova nuk vonon, emërohet ministri i ri i Jashtëm

· 2 min lexim

Besnik Tahiri është ministri i ri i Jashtëm i Kosovës. Qeveria në detyrë ka emëruar zëvendës kryeministrin Tahiri në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës.

Ky lajm është bërë i ditur nga  Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave ku thuhet se emërimi i tij ka ardhur nga vetë kryeminstri në detyrë Avdullah Hoti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe shtë larguar nga çdo fusnkison nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj tha se e ka marrë këtë vendim për shkak të dëmit që i është shkaktuar imazhit të saj nga persona me qëllime të pista.

Ajo është shprehur se persona në AAK e bëjnë partinë të pareformueshme dhe e izolojnë edhe kryetarin Ramush Haradinaj. Ish-ministrja shkruan se kërkon rinumërin total të votave dhe ka fakte për manipulim që do t’i paraqesë edhe në prokurori.