Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova ‘kamerdarja’ e turizmit Shqiptar të pandemisë. Ja sa për qind zunë pushuesit kosovarë në gusht…

11:49 24/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Turizmi ishte sektori që u “infektua” më keq dhe për pak sa nuk kolapsoi nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, por ‘anti-virali’ edhe për këtë sezon duket se ishin pushuesit kosovarë.

Këta të fundit shpëtuan nga kriza totale sektorin e turizmit në Shqipëri, sidomos gjatë dy muajve të vetës Korrik-Gusht, ku ardhjet nga Kosova stabilizuan disi financiarisht dhe i dhanë frymëmarrje operatorëve turistik.

Ishin pikërisht operatorët turistikë shqiptarë që të nxitur edhe nga premtimet e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se gjoja këtë vit “do të ishin shqiptarët në vend që do të shkaktonin një ‘boom’ shpenzimesh turistike në Shqipëri”, për pak sa nuk mbetën me “gisht në gojë”.

Shqiptarët të trembur ca nga pandemia dhe karantina e zgjatur, ca edhe nga mungesa e pushimeve, vendosën që të mos shpenzojnë ose të harxhojnë fare pak para për pushime fundjave më së shumti në bregdet.

Kjo gjë detyroi shumë operatorë turistikë që në muajt Maj-Qershor të mos e ndjenin thuajse fare nisjen e sezonit. Po ashtu shumë prej operatorëve turistikë, ulën qepenat e aktiviteteve të tyre, nisën stafet për në shtëpi, dhe lanë shumë familje pa punë dhe të ardhura.

Por ishin pikërisht ardhjet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që bënë që operatorët turistik në Shqipëri të arrinin të punonin sado pak në dy muajt e fundit të verës.

‘Ndihma’ nga Kosova

Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve tregojnë se 62% e të totalit të hyrjeve në vendin tonë, në muajin gusht, ishin nga Kosova.

Sipas INSTAT, në gusht 2020, hynë në vendin tonë mbi 356 mijë shtetas nga Kosova, nga 575 mijë në total. Ndërkohë që një vit më parë, nga Kosova, vetëm në gusht hynë mbi 781 mijë shtetas dhe që përbënin 51.1% të totalit të shtetasve që kishin hyrë në gusht 2019 në vendin tonë.

Sa i takon bilancit 8-mujor, shtetasit nga Kosova, përbëjnë 49.2% të hyrjeve në vend, ndërkohë që një vit më parë përbënin 37.7% të totalit të hyrjeve në janar-gusht 2019.

Shifrat e INSTAT

Pandemia krijoi në vend një rënie drastike të hyrjeve, në raport me një vit më parë. INSTAT raportoi se, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin gusht 2020, janë 846.973. Krahasuar me gushtin 2019, ky tregues rezulton me rënie 62,5%.

Në gusht 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar ishin 575.559. Krahasuar me gushtin 2019, ku ky numër shënoi rënie me 63,0%.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në 8-mujorin 2020 ishte 1.745.169, duke rënë me 64,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjatë tetë muajve të 2020-s, Kosova kishte rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 53,2%.

Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit gusht 2020, ishin 846.714 individë, duke shënuar një rënie me 60,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë në muajin gusht 2020 ishin 310.593. Krahasuar me gushtin 2019, ky numër ka rënë 57,2%.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit gusht 2020, janë 536.121. Krahasuar me gushtin 2019, ky numër ka rënë 62,6%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në 8-mujorin 2020, ishte 1.937.235 duke rënë 50,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”,- raporton INSTAT.

/Burimi: INSTAT/ GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: KosovaShqiperiaturizmiVizitorë

Të lidhura

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë
Aktualitet

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

Një ngjarje e rëndë shëndetësore ka tronditur qytetin e Gramshit, ku dyshohet se dhjetëra fëmijë të një kopshti shtetëror janë...

21:10 24/05/2025
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie
Aktualitet

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Sot, në zemër të Tiranës, u zhvillua “Parada e Krenarisë”, një ngjarje e organizuar në emër të të drejtave të...

15:52 24/05/2025
Para

Replika në Parlament, Ruçi përjashton nga Kuvendi Alimadhin: Punët me komunistët janë ndarë në ’44-ën. Ulu fatkeq! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

21:10 24/05/2025
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

15:52 24/05/2025
Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

14:20 24/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

13:39 24/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.