Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korҫa, vendi frymëzues për shkrimtarin e shquar/ Meta e vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

14:45 27/12/2018
Reading Time: 4 min lexim

President i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në simpoziumin shkencor kushtuar ‘Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses’ i cili u zhvillua në Universitetin ‘Fan S. Noli’ në Korҫë në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase ‘Sonce’.
Presidenti Meta në fjalën e tij duke vlerësuar jetën dhe veprën e intelektualit dhe shkrimtarit të madh Sterjo Spasse, tha se ishte kënaqësi që po merrte pjesë në atë simpozium. Gjithashtu ai përgëzoi edhe dy institucionet organizatore.
Ilir Meta e ka vlerësuar shkrimtarin e shquar Sterjo Spasse (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

“Shqipëria ka gjithmonë nevojë të evidentojë përherë e më shumë dhe të vlerësojë personalitetet e artit, kulturës, shkencës, të cilët nëpërmjet veprimtarisë së tyre kanë kapërcyer të zakonshmen dhe të përditshmen. Sterjo Spasse është pikërisht një personalitet i tillë.
Ai mbetet shkrimtari, publicisti qytetar e intelektual, i cili ka krijuar vëllimin e vet historik dhe bën pjesë në ato figura që i ka dhënë historisë cilësime të veçanta dhe ka marrë prej saj figurën e paharrueshme të një personaliteti gjurmëlënës. Sterjo Spasse, për nga vlera e krijimtarisë së tij letrare dhe shoqërore mbetet personaliteti me integritet dhe individualitet, me sqimë dhe cilësi mjaft të larta”, tha Meta.

Presidenti tha se romani i tij i titulluar ‘Pse’ paralajmëroi krijimin e një letërsie modern në Shqipëri.

“Vepra dhe veprimtaria e tij letrare e ka burimin në traditën, historinë dhe kulturën kombëtare dhe ku spikatin virtytet themelore të popullit tonë, që ai, mjeshtërisht i ngriti në vlera arti, nëpërmjet një gjuhë të thjeshtë dhe të pasur dhe nëpërmjet një mendimi të thellë dhe mesazheve të rëndësishme ideore.
Figura e Sterjo Spases mishëron jo vetëm intelektualin dhe shkrimtarin e spikatur të vendit tonë, por edhe një figurë të pakrahasueshme në nivel  ballkanik dhe evropian.
Si bir i shquar i komuniteti maqedonas, Sterjo Spsase u bë frymëzimi dhe ura lidhëse shpirtërore e bashkëpunimit të shqiptarëve dhe maqedonasve.
Jeta, aktiviteti dhe vera e këtij personaliteti të veçantë dhe të shquar është simbioza e përsosur dhe harmonike brenda një njeriu të të dy shoqërive apo popujve në dobi të harmonisë dhe dashurisë.
Sterjo Spasse përbën një shembull ekstremisht të gjallë, që u mëson sot politikës, politikanëve dhe shoqërisë se kufijtë nuk duhen shfrytëzuar për ndarje, por si një mundësi për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshme nga pikëpamja njerëzore, intelektuale, kulturore dhe ekonomike.
Sterjo Spasse ishte edhe humanist i madh.
Respekti dhe dashuria e tij për origjinën, e gërshetuar me mjedisin e kultivimit të tij intelektual e bënë atë jo vetëm një njeri të respektuar, por edhe shembull për brezat pasardhës të krijuesve.
Ai studioi në Elbasan e në Korçë, dy qytetet më të shquara në fushën e arsimit. Punoi dhe dashuroi arsimin në këto qytete, jetoi dhe bashkëpunoi me njerëzit më të ndritur të kulturës sonë kombëtare të kohës dhe u bë protagonist i ajkës së kësaj kulture duke u bërë njëkohësisht proverbial më shumë tituj librash dhe përkufizimesh në romanet e tij epope.
Ndaj unë kam vendosur që këtij intelektuali të shquar t’i akordoj sot, në këtë simpozium që mblidhet për nder të tij dhe në qytetin e Korçës, që ai aq shumë e deshi dhe e gdhendi në romanet e tij,  titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’. E përjetshme vepra e tij! Sterjo Spasse do të mbetet gjithmonë një dhe i pandarë!”, u shpreh presidenti.

I biri i shkrimtarit, pasi mori në dorëzim dekoratën e lartë tha se ai titull ishte një gjetje shumë e bukur nga presidenti dhe vijoi duke falenderuar qytetin e Korҫës pasi ka qënë ajo që e ka frymëzuar shkrimtarin.

‘Titulli ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’ që i jepet Sterjo Spasses nga Presidenti Meta në Korçë, është një gjetje mjaft e bukur dhe domethënëse, sepse Korça, ka qenë dritarja e parë ku Sterjoja u ndesh me kulturën qytetare, ku ndjeu dorën e ngrohtë të mësuesve të tij të parë, që jo vetëm e mësuan dhe e edukuan, por edhe e orientuan dhe e ndihmuan për të vazhduar më tej në Normalen e Elbasanit. Por Korça, ashtu siç diti ta frymëzonte e ta nderonte në të gjallë, diti edhe ta ligjërojë, qoftë me lajmet në mediat elektronike, qoftë me shkrimet që  botoi në shtypin e saj,  ashtu edhe me telegramet e vizitat e shumta ngushëlluese që iu bënë familjes së tij.
Nga ana simbolike, Sterjoja që tërë jetën punoi me një përkushtim për edukimin dhe emancipimin e brezave të rinj, janë pikërisht këta breza që tani e vlerësojnë dhe e nderojnë herë pas here sipas rastit nëpër mbledhje të ndryshme jubilare. Ndaj nga zemra gjithnjë më buron dy fjalëshi: Faleminderit Korça!”, – tha i biri i shkrimtarit, Ilinden Spasse.

Burimi: Balkanweb

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Euro ndal rënien për herë të parë pas datës 8 nëntor, ja sa u këmbye sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.