Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi në Shqipëri/ DW: Gjendje kritike, dyfishohen rastet e reja. Paralajmërohen kohë të vështira  

12:13 16/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, e cila kohët e fundit ka ardhur me shtim të rasteve, ka ngjallur edhe interesin e mediave të huaja që kanë shkruajtur për këtë çështje, duke thënë se situata po i afrohet vijës së kuqe.

Gjermania “Deuste Welle” raporton sot se, autoritetet shëndetësore sapo e kanë quajtur atë “situatë kritike, por nën kontroll”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha në një konferencë për shtyp të dielën, se rastet e reja, të infektuara me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit “janë dyfishuar”.

Ato arritën një rekord të ri prej 593 vetësh dhe numri i viktimave u rrit në 11 syresh në 24 orët e fundit, kryesisht qytetarë në moshën nga 53- 82 vjeç.

Dyfishimi i rasteve të reja në 24 orët e fundit ndjek trendin e një grafiku të qëndrueshëm vetëm në rritje të infeksionit Corona, në këtë muaj të fundit të vjeshtës, në prag të dimrit, kur moti po vjen duke u ftohur.

“Situata është delikate dhe kritike, pasi rezultojnë dy herë më shumë raste të reja në 24 orë në krahasim me një muaj më parë por mbetet nën kontroll”,- theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shifra shqetësuese, por nën mesataren e rajonit

Shifrat zyrtare të dhëna nga autoritetet e shëndetësisë parathonë kohë të vështira për Shqipërinë. Sipas tyre në dy spitalet anti-Covid në Tiranë, Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” numri i të shtruarve ka arritur në 393 vetë, në gjithë vendin ka 27.830 raste pozitive nga të cilat 14.381, – më shumë se gjysma- janë raste aktive. Numri total i viktimave, që nga fillimi i epidemisë arriti të dielën në 623 vetë,

Vatrat e infeksionit po rriten dhe deri tani janë 263 në të gjithë vendin nga të cilat 224 familjare. Megjithatë autoritetet e cilësojnë këtë situatë nën mesataren e rajonit. “Shqipëria ka 901 raste pozitive për 100 mijë banorë.

Krahasuar me mesataren e rajonit, me 1454 të prekur për 100 mijë banorë, situata paraqitet nën këtë mesatare. Lidhur me fatalitetet, për 1 milionë banorë, Shqipëria ka 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 që është mesatarja në rajon dhe 48.8 ajo në BE”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Strategjia: Jo testime në masë, hapja e spitaleve rajonale

Afrimi i dimrit parathotë shtim të mëtejshëm të rasteve pozitive. Opozita e sheh situatën aktuale të dyfishimit të rasteve ditore si “katastrofike” dhe kërkon me këmbëngulje nga qeveria të bëjë testime në masë. Por strategjia e qeverisë është “rritje e testimeve në varësi me ecurinë e pandemisë dhe hapja e spitaleve rajonale anti-Covid”.

Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore numri total i testimeve në qershor, pas daljes nga karantina tre mujore, ishte 8883. Vetëm në 2 javët e para të këtij muaji janë kryer 35.428 testime, nga të cilat 24.048 në sistemin shëndetësor publik dhe 11.380 në atë jo publik. “Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për spitalet rajonale anti-Covid-19.

Kur të mos mjaftojnë më kapacitetet e spitaleve anti-covid në Tiranë kemi pavione të dedikuara në Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Një skenar tjetër janë spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit. Skenari i fundit për të cilin jemi përgatitur përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës” informoi ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shqipëria hyri të mërkurën e kaluar, (11.11) në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve dhe ndaloi qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit.

Kryeministri Rama bëri me dije ditët e fundit se nuk do të ketë një izolim / karantinë të plotë si ajo e tre muajve të parë, të prekjes së Shqipërisë nga pandemia Corona, Mars – Maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri dje, (15.11) numri total i të infektuarve në botë është 53 milionë 767 mijë, i viktimave 1 milionë e 309 mijë. Për popullsinë prej 2,8 milion banorësh të Shqipërisë, numri i të infektuarve dhe i viktimave konsiderohet jo i vogël.

/Burimi: DW/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: koronaviruskritikerasteshqiperi

Të lidhura

Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës
Kosovë

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

Ka dështuar për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Si në seancat e mëparshme, edhe këtë...

11:01 13/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

Numërimi i votave në të gjithë Qarkun e Vlorës ka përfunduar. Nga 449 qendrat e votimit, Partia Socialiste ka siguruar...

10:45 13/05/2025
Para

Pandemia/ Austria merr vendimin për testim masiv të popullsisë, Kurz: Ja kush do jenë të parët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

10:39 13/05/2025
Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit

Korrupsion gjatë zgjedhjeve, SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës

10:24 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.