Infektohet me koronavirus shefi i komisariatit të Kavajës.Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive në testin e kryer. Çifti është konfirmuar me COVID-19 vetëm pak ditë më parë, ndërkohë nuk dihet ende rrethanat sesi u infektua shefi i komisariatit dhe bashkëshortja e tij.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme është konfirmuar i infektuar me koronavirus edhe ish-deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi.
Kujtojmë se 3 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 107 numrin total të viktimave që nga nisja e epidemisë. Ministria e Shëndetësisë informoi se bëhet fjalë për një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça.
Ndërkohë, nga 431 testime që janë kryer, kanë rezultuar 55 raste të reja, duke shënuar kështu një ulje të ndjeshme të numrave që prej ditësh ishin tepër të lartë.