Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi hyn edhe në Drejtorinë e Doganave, tre punonjës rezultojnë të infektuar

· 2 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 52 raste të reja të infektuara me Covid-19 në vendin tonë, në 24 orët e fundit.

E ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të rritet, po ashtu vazhdon të zgjerohet edhe harta e institucioneve me punonjës të prekur me koronavirus.

Së fundmi mësohet se në këtë hartë ka hyrë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Faxweb” raporton se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 tre punonjës në Drejtorinë e Doganave.

Ende nuk dihet se nga kush janë infektuar dhe cilët janë punonjësit e infektuar.

Deri më tani Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi.

Shumë institucione janë mbyllur pasi janë shënuar infektime. Nuk dihet se çfarë do ndodhi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Më herët njoftuam se koronavirusi ka prekur edhe institucionet më të larta në vend, më saktë Kryeministrinë, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.

Sipas “Balkanëeb” janë identifikuar disa raste të prekur me koronavirus në Kryeministri.

Pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy gardistë, njëri prej të cilëve është në hyrje të Kryeministrisë.

Të prekur me Covid-19 ka edhe në Ministrinë e Financave.

Pandemia po prek institucionet më të larta të shtetit, ndërkohë që ka shtim të rasteve nga dita në ditë.

Disa ditë më parë, “gazetareforma.com” njoftoi se edhe një këshilltare e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u karantinua për shkak se një anëtar i familjes së saj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nga paniku i krijuar në këtë institucion, mësohet se janë kryer testimet për Covid-19 të të gjithë kabinetit, por ende nuk ka një dalje zyrtare në media të këtij institucioni lidhur me situatën.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen por mesa duket janë “molepsur” të tjera institucione të rëndësishme në vendin tonë.

Një lajmërim për situatën e rënduar nuk është bërë as për vetë punonjësit e institucionit, për të ruajtur distancimin social dhe për të marrë masa më të rrepta.