Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korça, kryeqyteti i poezisë/ Mbyllet me sukses edicioni i 29-të i “Netëve Korçare”

11:58 25/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Qyteti i Korçës mirëpriti për të 29-in vit radhazi Festivalin Ndërkombëtar të Autorëve dhe Poetëve “Netët Korçare të Poezisë”, një ngjarje që bashkon zëra poetikë nga Shqipëria, Kosova dhe shumë vende të tjera të botës, në një atmosferë të mbushur me ndjesi dhe reflektime përmes vargjeve.

Organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko” në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, festivali synon të ruajë dhe forcojë këtë traditë kulturore në juglindje të vendit.

Drejtoresha e bibliotekës, Jorida Tollkuçi, theksoi se prej gati tri dekadash ky festival ka shërbyer si një urë lidhëse mes poetëve të rajonit dhe më gjerë, duke e pozicionuar Korçën si një qendër të rëndësishme të poezisë ndërkombëtare.

Risia e këtij edicioni ishte pjesëmarrja për herë të parë e poetëve nga Izraeli, ndërsa ndër të ftuarit ishin edhe krijues nga Greqia, Italia dhe Franca.

Gjatë dy ditëve të festivalit, programi përfshiu prezantimin dhe recitimin e poezive, mbjelljen simbolike të “Pemës së Poezisë”, diskutime letrare në ambientet e bibliotekës, promovime librash si dhe vizita në muzeumet e qytetit.

Tollkuçi nënvizoi se ky është një nga aktivitetet më të dashura për qytetin, pasi jo vetëm e pasuron jetën kulturore, por gjithashtu përçon vlera dhe mesazhe përmes artit të fjalës.

Poeti francez Pierre Ech-Ardour, për të cilin kjo ishte vizita e parë në Shqipëri, ndau emocionet e tij mbi eksperiencën në Korçë dhe tha se poezia që ai sjell bart mesazhin e paqes, një mesazh që i flet të gjitha moshave e kombeve. “Paqja është thelbi i çdo vargu që shkruaj,” tha ai.

E ftuara e nderit, Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e cilësoi këtë festival si një pikë referimi për poezinë shqipe dhe si një platformë të rëndësishme ndërkulturore.

Ajo theksoi rolin që “Netët Korçare” kanë luajtur në ndërtimin e urave mes gjuhëve dhe kulturave të ndryshme dhe në promovimin e krijimtarisë poetike në një nivel global.

Poetja Valbona Lola, një prej pjesëmarrëseve të reja të këtij edicioni, recitoi poezinë e saj “Të pres përjetësisht”, e cila rezononte me temën e këtij viti, “Rreze drite”.

Ajo tha se çdo njeri që mban dashuri brenda vetes është një dritë për të tjerët dhe se poezia është forma më e bukur për të shpërndarë këtë dritë në botë.

Mes emocioneve të forta, dialogut mes kulturave dhe pasionit për artin e fjalës, edicioni i 29-të i “Netëve Korçare të Poezisë” u mbyll me sukses, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për pjesëmarrësit dhe me premtimin për t’u rikthyer sërish vitin e ardhshëm, në edicionin jubilar. Korça, edhe një herë, u konfirmua si kryeqyteti shpirtëror i poezisë.

Etiketa: korceKryeqyteti i poezise

Të lidhura

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn
Aktualitet

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Kristjan Cenaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi u shpall fajtor...

17:00 20/06/2025
657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake
Bota

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

Izraeli ka ndërmarrë një tjetër valë të fuqishme goditjesh ajrore kundër Iranit, me objektiva të shënjestruara në pjesët qendrore dhe...

13:49 20/06/2025
Para
Helmimi nga ushqimi në kopshtin publik, AKU merr sot mostra për analizë të produkteve

Helmimi nga ushqimi në kopshtin publik, AKU merr sot mostra për analizë të produkteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

17:00 20/06/2025
657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

13:49 20/06/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

13:25 20/06/2025
Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie

Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie

12:46 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.