Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrollet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës/ 40 shoferë në pranga, pezullohen 198 leje drejtimi

16:32 23/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës më qëllim përballimin e fluksit të shtuar në drjtim të zonave bregdetare apo në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë. 40 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu janë pezulluar 198 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia ka goditur gjithashtu 3 raste te “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dy prej të cilave në Tiranë dhe një nga Policia Rrugore e Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Me qëllim përballimin e fluksit shumë të madh në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë, përgjatë fundjavës, Policia e Shtetit mori një sërë masash për garantimin e rendit e sigurisë dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë goditur 3 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht dy raste nga Policia Rrugore e Tiranës dhe një rast nga Policia Rrugore e Dibrës.

Nga Policia rrugore e Tiranës janë proceduar penalisht shtetasit B. D. dhe P. H., të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet që kishin kryer.

Nga Policia Rrugore e Dibrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. C., 48 vjeç, banues në Bulqizë, pasi nga kontrolli me aparatin drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.67 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, në Shkodër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës u arrestua shtetasi Y. H., 30 vjeç, banues ne fshatin Berdicë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, duke drejtuar mjetit tip “BMË”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar dhe në vijim, gjatë momentit të ndalimit nga efektivët e Policisë Rrugore, në afërsi të urës së Baçallëkut, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, me fjalë fyese dhe veprime të dhunshme punonjësit e Policisë Rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep, se në të gjitha akset rrugore nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit e deri në Sarandë, ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve edhe përgjatë ditë së sotme, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

 

Etiketa: gjobakontrollePolicia rrugore

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para
Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, zbulohet e kaluara e “errët” e bashkëjetuesit të saj

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, zbulohet e kaluara e "errët" e bashkëjetuesit të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.