Skip to content
Të Gjitha

Konflikti te “Petro Nini”/ Jepet zgjidhja për familjet

· 1 min lexim

Ka marrë zgjidhje konflikti mes pronarit të truallit dhe dy familjeve që jetonin prej vitesh tek zona e “Petro Ninit”.

Avokati i dy familjeve që hynë në konflikt me pronarin ka treguar për “News 24″ se palët kanë arritur një marrëveshje që do nënshkruhet sot pas orës 4 të pasdites dhe familjarët do të marrin shtëpi pranë Kopshtit Botanik.

“Pas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve.Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit tek Kopshti Botanik”- tha avokati.

Sherri tek “Petro Nini” mori një vëmendje të madhe, për shkak se banorët u shtrinë përtokë duke thënë se po i përzinin nga shtëpia.

Ndërkohë që përmbaruesit me urdhër të gjykatës pas vendimit të formës së prerë ku trualli i kalonte pronarit, shkuan të largonin banorët.

Ata nuk i lejuan të futeshin në shtëpi dhe më pas prezenca e policisë shkaktoi më tepër kaos.