Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konfirmohet me koronavirus drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho transferohet te Sanatoriumi

18:19 15/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

 

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Vjollca Braho ka rezultuar e prekur me koronavirus, ndërkohë që prej disa ditësh ka pasur nevojë për trajtim spitalor pasi prej 10 ditësh kishte simptomat e virusit.

Ditën e sotme Braho është transferuar te Sanatoriumi, spital ky i shndërruar në një spital COVID-2 për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se një prej shkaqeve që Braho është transferuar në Sanatorium, është fakti se Covid 19 i ka dëmtuar asaj mushkëritë, dhe ky spital është i specializuar pikërisht në këtë fushë.Të njëjtat burime bëjnë me dije se Brahos, simptomat i kanë nisur para rreth 10 ditësh, ndërkohë që për momentin gjendja e saj është e stabilizuar, edhe pse ndodhet në repartin e terapisë intesive, dhe po mbahet nën kujdes të shtuar shëndetësor.

Drejtoresha e ISHSH-së ka rezultuar pozitive me Covid pas ekzaminimit me skaner, ndërkohë që tamponi i ka dalë fillimisht negativ, gjë që është theksuar dhe nga drejtuesi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj. Jo gjithnjë tamponi jep një rezultat real, pasi marshi i tij i gabimit është i lartë, diku të 30%.

Vjollca Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, dhe prej fillimit të pandemisë, më shumë se 4 muaj më parë, ajo ka udhëhequr respektimin e masave kundër Covid në të gjitha institucionet publike dhe biznese. Prej kohës kur ka rezultuar pozitive me Covid 19, ajo është izoluar, ndërkohë që janë marrë të dhëna për kontaktet e saj të afërta, dhe u janë bërë atyre testimet e nevojshme.

Kujtojmë se sot është shënuar një bilanc i rëndë i viktimave nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. 4 viktima mes të cilave dhe një 21-vjeçare e cila është viktima më e re nga koronavirusi në vend.Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë moshat e viktimave kanë qenë 23, 49, 56 dhe 67 vjeç. Ndërkohë, janë shënuar 85 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në vendit tonë dhe 88 të shtruar në spitalin infektiv.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Mbajtja e maskës me detyrim! Ministria e Shëndetësisë tregon si mund të krijoni maska në shtëpi pa asnjë kosto

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip