Skip to content
Të Gjitha

Komshiu e spiunoi për ndërtim pa leje, laçiani shkon të sqarohet por përfundon i plagosur

· 1 min lexim

Një konflikt i mëparshëm ka përfunduar në plagosje ditën e djeshme.

Gjatë muajit dhjetor, një 59-vjeçar nga Laçi, denoncoi fqinjin e tij A.B., 30 vjeç dhe gruan e tij për ndërtim pa leje.

Çifti u procedua penalisht, por 30-vjeçari nuk mund t’ja falte komshiut të tij, P.Th., që e denoncoi.

Ai shkoi të sqarohet ditën e djeshme, por situata degjeneroi në dhunë.

Për pasojë mbeti i plagosur vetë 30-vjeçari, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Aktualisht të dy janë të arrestuar, 59-vjeçari për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe 30-vjeçari për “Kanosje” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.