Skip to content
Kryesore

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

· 1 min lexim

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga opozita për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Vendimi u mor pas votimit, ku 9 anëtarë votuan kundër dhe 5 pro.

Gjatë diskutimeve, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se kërkesa e opozitës nuk ka bazë ligjore dhe nuk do të mbështetet. “Kërkesa juaj do të ndërpritet këtu. Ne nuk e mbështesim kërkesën tuaj dhe do ta rrëzojmë këtë kërkesë, pastaj raporti i Komisionit të Ligjeve t’i përcillet seancës plenare,” tha Manja.

Në reagimin e tij, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e quajti veprimin e mazhorancës “hile të madhe” ndaj institucioneve të shtetit. “Do ishte hile e madhe të kërkoni shkarkimin e presidentit. Do ishte thikë pas shpine që ju nuk e mbani dot, shqiptarët e gjykojnë çfarë bëni ju,” tha Bylykbashi.

Pas këtij vendimi, çështja pritet t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit, e cila do të vendosë përfundimisht mbi kërkesën.