Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kombet e Bashkuara: Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri ka probleme serioze

10:00 23/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara ka rishikuar raportin periodik për vendin tonë këtë janar, duke u ndalur në disa prej zhvillimeve më domethënëse, një pjesë e mirë të cilave u vunë në dukje që në nëntorin e 2023. Duke prekur çështjen e emigracionit të rritur si pasojë e diferencave në standardin e jetesës apo tkurrjen e popullatës në moshë pune, raporti ndalet edhe te sektori i energjisë dhe menaxhimi i mbetjeve. Lidhur me këtë të fundit ka vetëm një fjali që paraqet shkurtimisht gjendjen sesi perceptohet ky aspekt për vendin tonë.

Konkretisht, në seksionin “diversifikimi dhe rritja e efikasitetit do të rriste sigurinë e energjisë” thuhet: emetimet e gazeve serrë në Shqipëri janë shumë më të ulëta se ato në rajon, ndërsa eficienca e energjisë është relativisht e lartë.

Prodhimi i energjisë elektrike mbështetet pothuajse ekskluzivisht në hidrocentrale, të cilat ende ofrojnë një potencial të pashfrytëzuar për zhvillim.

Megjithatë, vendi ka ende nevojë të importojë energji elektrike gjatë periudhave të thata, ndërkohë që humbjet në sektor përfaqësojnë më shumë se një të pestën e furnizimit me energji elektrike. Shqipëria është e ekspozuar ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, gjë që shton cenueshmërinë mjedisore dhe, duke pasur parasysh strukturën aktuale të furnizimit, minon sigurinë energjetike. Menaxhimi i mbetjeve paraqet mangësi serioze.

Raporti nuk jep detaje të mëtejshme sa i takon asaj që cilësohet si mangësi ë menaxhimin e mbetjeve apo dobësive që identifikohen. Aktualisht menaxhimi i mbetjeve në vend është i orientuar në dy drejtime. Së pari me landfillet që janë mbështetur nga disa kredi të bankës gjermane dhe që kanë zënë vend në disa rajone të Shqipërisë ku së fundmi po i jepet zë edhe ekonomisë qarkulluese.

Më i fundit është projekti që po mbështetet nga Bashkimi Europian për me një vlerë 19 milionë euro nën projektin “BE për Ekonominë Qarkulluese – Programi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve” që ka si qëllim të mbështesë Shqipërinë në rritjen e riciklimit, ngritjen e landfilleve dhe menaxhimin e mbetjeve në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian. Në këtë rast ky projekt mbështet konkretisht rajonet e Gjirokastrës, Vlorës, Jugut  në tërësi dhe, Kukësit.

Një tjetër alternativë menaxhimi në vend është ajo përmes inceneratorëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK. Në gusht të vitit të shkuar ky institucion vuri nën sekuestro inceneratorin e Tiranës teksa më herët në vitin 2022 u sekuestrua ai i Fierit dhe pas mbylljes së hetimeve çështja përfundoi me dënimin e një sërë personave. Inceneratori i Elbasanit nga ana tjetër është nën menaxhimin e bashkive të këtij qarku.

Menaxhimi i mbetjeve ka paraqitur probleme serioze ndër vite, pavarësisht masave apo orientimit të dhënë nga qeveria ku në disa raste kjo ka ndodhur në pikun e sezonit ndërkohë që rasti më i fundit problematik ishte zjarri në landfillin e Vlorës që zgjati për ditë të tëra duke ndotur qytetin bregdetar./Monitor.al

Etiketa: kombet e bashkuaraMenaxhim i mbetjeveshqiperi

Të tjera

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve
Aktualitet

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave...

12:27 08/08/2025
Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!
Aktualitet

Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

Një pushues ka denoncuar publikisht një incident të rëndë që ka ndodhur në resortin luksoz Green Coast, ku ai pretendon...

11:52 08/08/2025
Para
Kërkesë për ndryshimin e masës/ Gjykata e Apelit regjistron ankimimet e Berishës

Do pyetet nga SPAK, Berisha: Beteja pa kthim vazhdon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

11:52 08/08/2025
Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë

Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë

11:38 08/08/2025
11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

11:18 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.