Skip to content
Kryesore

Klodian Tomorri ironizon: Opozita blen vota, qeveria “e varfër” s’ka para!

· 2 min lexim

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama lidhur me fenomenin e shit-blerjes së votave në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tomorri nënkupton se qeveria është “e pafuqishme ekonomikisht” për të blerë vota, ndërsa ironinë e shtron mbi opozitën, të cilën e përshkruan si grupim “shumë të rrezikshëm” për këtë fenomen. Ai shkruan se bazuar në statistikat e Policisë për 15 vitet e fundit, rezulton se në Shqipëri blerjen e votave e kryen vetëm opozita, ndërkohë që policia nuk ka mundur të kapë në flagrancë asnjë përfaqësues të qeverisë.

Postimi i tij është një thumbim i hapur ndaj propagandës zyrtare, duke nënvizuar ironikisht paaftësinë ose mungesën e vullnetit të institucioneve për të hetuar rastet kur blerja e votës mund të ndodhë nga pala në pushtet.

Postimi i plotë:

Po te marresh statistikat e policise ne 15 vitet e fundit, rezulton se ne Shqiperi votat i ble vetem opozita. Nga qeveria nuk eshte kapur asnjeri duke blere.

Kjo edhe besohet ne fakt. Se fundja leket opozita i ka. Qeveria nuk eshte se ka ndonje para.

Pra, eshte shume e qarte. Ne te gjithe boten, pislliqet i ben qeveria. Vetem ketu ka qelluar mbrapsht puna.

Shqiperia eshte i vetmi vend ne planet ku votat i ble opozita. Zgjedhjet i manipulon opozita. Krimin e kontrollon opozita. Tani se fundmi po thone qe opozita ka kapur dhe drejtesine se kontrollon dhe SPAK-un me gjykatat.

Keta kot e kane qe e cojne miletin ne zgjedhje per te zgjedhur qeverine. Llogjikisht ne duhet te votojme per te zgjedhur opoziten.