Skip to content
Rajoni

Këshilltari shqiptar arrestohet për 113 kg heroinë në kufi, ministri i Drejtësisë firmos shkarkimin (EMRI)

· 1 min lexim

Këshilltari i Ministrit të Drejtësisë së Kosovës në qeverinë Hoti, Selim Selimit, është arrestuar pas kapjes me 113 kilogramë heroinë në kufi.

Mësohet se ngjarja për të cilën akuzohet këshilltari i ministrit Selimi, Enis Qerka, ka ndodhur në dhjetot të vitit 2018, ku në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut u kap sasia e drogës, por gjatë hetimeve pas dy vitesh tashmë është arrestuar Enis Qerka i cili prej vitesh mban poste shtetërore.

Ndërkohë mësohet që paraditen e sotme ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka liruar nga detyra Qerkën, edhe pse ka qenë vetë ministri që e ka emëruar këshilltar të jashtëm politik në dikasterin që ai e drejton.

Ministri i Drejtesise se Kosoves, Selim Selimi