Grabitje me armë në Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një filial të Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri.
Autori dyshohet se ka arritur të marrë një shumë parash, ende të papërcaktuar, përpara se të largohej nga vendngjarja.
Menjëherë pas grabitjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorit, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi shumën e grabitur apo identitetin e personit të përfshirë.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.