Skip to content
Të Gjitha

Kërkojnë subvencionim nga qeveria, fermerët e Lushnjes bllokojnë rrugën në formë proteste

· 1 min lexim

Fermerët e Lushnjes janë ngritur ditën e sotme në protestë.

Ata kanë bllokuar rrugën që lidh Lushnjen me Beratin, në afri të urës së Kuçit, shkruan “Faxweb”.

Sipas fermerëve, ulja e çmimit të produkteve, u ka shkaktuar atyre humbje milionëshe.

Për shkak se nuk ka treg shtojnë fermerët, domatja e tyre mbetet e pashitur.

Kjo ka bërë që ata të mos nxjerrin dot kostot e prodhimit të tyre.

Fermerët kërkojnë subvencionim nga ana e qeverisë, pasi deklarojnë se e kanë të pamundur mbijetesën.