Skip to content
Të Gjitha

Kërkoi lirimin nga burgu, gjykata merr vendimin për kërkesën e Izet Haxhisë

· 2 min lexim

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurimit për Izet Haxhinë.

Avokati i tij,  Idajet Beqiri, është shprehur, se procesi po vijon të gjykohet politikisht, teksa shtoi se nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë.

Rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.

Pak muaj më parë Apeli i Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për nisje nga fillimi të gjyqit të themelit, ndërsa pas fillimit Gjykata Penale shpalli moskompetencë, duke e pasuar në Gjykatën e Posaçme.

Edhe kjo e fundit i kaloi vendimmarrjen Gjykatës së Lartë për të vendosur se ku duhej të vijojë procesi gjyqësor.

Aktualisht gjyqi i themelit për dosjen “Hajdari” është i bllokuar deri në plotësimin e Supremes, e cila do të zgjidh ngërçin se ku duhet të vijoj gjykimi.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Ai u ekstradua pak muaj më parë nga Turqia.