Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kërkesa/ Opozita kërkon ndryshime në përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

15:35 25/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

47 deputetë të opozitës kanë kërkuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, vetëm një ditë para mbledhjes së radhës të këtij komisioni.

Kjo kërkesë i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikola dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS.

43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në kërkesën e tyre, deputetët kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual.

“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”,  thuhet në shkresë.

Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje.

“Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër”, shkruajnë deputetët e opozitës.

Deputetët evidentojnë se në kuadër edhe të dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gadishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar të Komisionit.

Letra e deputetëve mbyllet me thirrjen drejtuar Kryetares së Kuvendit që t’i përgjigjen thirrjes së partnerëve ndërkombëtar për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve dhe të mbajnë në konsideratë dakordësinë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku theksohet nevoja për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

Etiketa: ndryshimeopozitareforma zgjedhore

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë
Aktualitet

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Operacioni, i koduar “Platforma”,...

19:09 13/05/2025
Para
Preken 30 mijë shqiptarë! Greqi, vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit

Preken 30 mijë shqiptarë! Greqi, vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.