Skip to content
Aktualitet

Kërkesa e PR për lejimin e tubimeve elektorale, ja vendimi që mori Gjykata Kushtetuese

· 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Republikane  për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për moslejimin e tubimeve elektorale me më shumë se 10 persona. Gjykata ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e PR dhe shfuqizimin e shprehjes deri në një urdhër të dytë. Gjithashtu GJK i ka dhënë udhëzim Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e vendimeve Brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Njoftimi i plotë:

“Gjykata Kushtetuse e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 02.03.2021 çështjen me kërkues Partia Republikane e Shqipërisë, më objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash. Vendosi:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës,

-Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

-Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,” i ndryshuar,” thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese