Skip to content
Kronikë

“Kërcet” arma për një vajzë në lokalin e natës, plagoset 39-vjeçari në Tiranë (Emri)

· 2 min lexim

Një konflikt ka ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se 39-vjeçari është plagosur me persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.  Theksojmë se rrethanat e ndodhjes së ngjarjes janë akoma të paqarta, ndërkohë që dyshimet paraprake konsistojnë në konfliktin për një vajzë.

Policia e Tiranës bën me dije se 39-vjeçari Shpëtim Metoli, ka shkuar në spital në këmbë , ndërsa aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që deri më tani në polici janë shoqëruar 12 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i  plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.