Skip to content
Të Gjitha

Kërcënoi me armë policët, agresori në Kamëz nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë

· 1 min lexim

Një person ka kërcënuar me armë Policinë në Kamzë ditën e sotme.

Shtetasi Roland Kryemadhi është vetëdorëzuar pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë, kur policia ka hyrë në banesën e tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas bashkëpunimit me policinë ai është dorëzuar.

Mësohet se Kryemadhi nuk lejonte fëmijët që të shkonin në shkollë.