Skip to content
Të Gjitha

Kërcënime dhe dhunë/ Kontrollojnë prostitucionin në gjithë Italinë, zbardhet aktiviteti i mafias shqiptare

· 1 min lexim

Emisioni investigativ italian “Le Iene”, ka dokumentuar mbrëmjen e djeshme prostitucionin e ushtruar nga shqiptaret në rrugët e qytezës Siziano në Pavia.

“Le Iene” solli në vëmendje, shfrytëzimin e prostitutave nga padronët e tyre dhe një shumë parash, që duhet tu paguajnë, për territorin ku ushtrojnë aktivitetin.

Në emision u vu theksi te pushteti i tutorëve shqiptar, të cilët nuk lejonin asnjë prostitutë tjetër të punonte në këtë zonë.

Ata përdorin forma nga më të ndryshmet për të mbajtur pushtetin, që nga kërcënimet e deri te dhuna.

Bazuar në një nga telefonatat e zbardhura, prostitutat fitojnë në muaj 10 mijë euro,ku 1 mijë ia japin padronëve për vendin.

Jo vetëm “Le Iene”, por edhe gazeta “La Stampa” pak ditë më parë i kushtoi një artikull biznesit të prostitucioni në Itali, të kontrolluar nga mafia shqiptare.

E përditshmja italiane theksoi se mafia shqiptare e ka shtrirë prostitucionin në të gjithë Italinë.