Skip to content
Të Gjitha

“Kauza e Bashës, imagjinare”, Rama: Humbja e PD në 2017 nuk kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve

· 2 min lexim

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, mes palëve.

Rama e ka cilësuar si imagjinare kauzën e PD imagjinare dhe marrëveshjen, një rikthim në realitet për opozitën.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë!

Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, është një rikthim në realitet”, shkruan Rama në Twitter.

Këtij reagimi i bashkangjit një tjetër reagim , ku shprehet se marrëveshja e re ka dhe anën tjetër pozitive, e cila konfirmon se humbja e PD-së nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

“Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”, shkruan kryeministri.