Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

11:43 30/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Grykëderdhja e lumit Ishëm në detin Adriatik, mes Kepit të Rodonit dhe lagunës së Patokut, është shndërruar në një nga zonat më të ndotura të vendit. Lumi, dikur një atraksion natyror, sot përbën simbolin e një katastrofe mjedisore.

Në të dy anët e bregdetit ranor janë grumbulluar male mbeturinash që rrjedha e lumit sjell çdo ditë. Plastika, veshje, kimikate shtëpiake, mbetje farmaceutike dhe materiale të tjera të rrezikshme janë bashkuar, duke e kthyer këtë zonë të veçantë në një kosh gjigant plehrash. Pavarësisht ndotjes, lopë enden mes mbeturinave duke kullotur.

“Shihni lopët, më pas e shesin qumështin në treg e thonë kemi qumësht bio”, thotë Qemal Jangu, banor në Ishëm.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Ishmi renditet ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri, me ujëra që klasifikohen në kategorinë 5 – “Gjendje e Keqe”. Në shtratin e tij derdhen ujërat e zeza dhe mbetjet urbane të Tiranës, Kamzës, Vorës, Fushë-Krujës dhe zonave përreth.

“Edhe divan ka ardhur në këtë lum nga Tirana, çfarë nuk vjen këtu”, shton Jangu, i cili kujton me keqardhje kohët kur banorët laheshin në lumin e pastër dhe vinin për plazh. “Laheshim në lumë, ishte i pastër, e gjithë zona vinte këtu për plazh”, thotë ai.

Sot, për shkak të ndotjes, jeta në lum ka vdekur, dhe peshkatarët detyrohen të kërkojnë punë në det. Raportet e monitorimit tregojnë se ujërat janë të pastra vetëm në burim, ndërsa ndotja rritet ndjeshëm pranë zonave të banuara, ku ujërat e ndotura urbane derdhen pa asnjë trajtim.

“Problemi më i madh me mbetjet është hedhja e tyre nëpër përrenj kudo nëpër Shqipëri. Kemi shumë përrenj dhe lumenj, dhe hedhja e mbetjeve e tejkalon çdo rast që mund të korrigjohet me landfille,” thekson Jangu.

Në vitin 2017, ish-ministri i Mjedisit Blendi Klosi prezantoi një projekt 2 milionë euro për ndërtimin e një impianti për kapjen e mbeturinave në lumin Ishëm, i cili përfundoi në vitin 2019, por nuk funksionoi asnjë ditë. Ministria e Mjedisit nuk iu përgjigj kërkesave të “Inside Story” për shpjegime mbi dështimin e investimit dhe planet për pastrimin e zonës.

Ekspertja e mjedisit Flora Xhemani Babani e cilëson situatën si pasqyrën e mungesës së politikave të qëndrueshme mjedisore.

“Merre pak grykëderdhjen e Ishmit që është pasqyra ku ne shihemi dhe jemi vërtet të shëmtuar. Nuk mund ta pastrosh me punë vullnetare. Duhet ndërhyrje që në burim, përndryshe pas një muaji situata do të jetë e njëjtë,” thekson ajo.

Pamjet e fundit nga zona tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit: një peizazh që dikur ishte perlë natyrore, sot është kthyer në simbol të neglizhencës mjedisore në Shqipëri.

Të tjera

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike
Aktualitet

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke denoncuar këtë herë...

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave
Aktualitet

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur një alarm publik duke denoncuar atë që e cilëson si një skandal...

16:40 28/12/2025
Para
“Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

"Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

16:40 28/12/2025
E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

14:53 28/12/2025
Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

17:11 27/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.