Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Karantinimi i pjesshëm, eksperti Dasho:Eksperiment i dështuar, qeveria të ndjeki modelin gjerman!

22:45 08/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Eksperti dhe mjeku Erion Dasho, ka bërë sërish një kritik ndaj masave të fundit anti-covid të marra nga qeveria shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Dasho deklaron se, karantinimi i pjesshëm është një eksperiment i dështuar që cënon lirinë e qytetarëve po aq sa vendimi për maskat.

Sipas tij, virusi nuk infekton as me javë dhe as me orë, prandaj e vetmja zgjidhje është që qeveria të punojë me mjekë profesionistë, pasi këto masa nuk po japin asnjë efekt.

Sakaq ai kërkon që qeveria duhet të mbyllë mbledhjet që bën për fushatë elektorale, dhe të lërë hapur shkollat dhe universitetet.

“Duhet t’i lëmë këto praktika që nuk bëjnë sens. Virusi nuk njeh fundjava, ashtu si në Shqipëri nuk njihte orën, siç bëmë ato eksperimentet e dështuara gjatë pranverës. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe ajo e Kosovës, dy ministritë e Shëndetësisë duhet të nisin të mësojnë nga praktikat e mira të botës dhe të mësojnë të kujdesen për jetët e qytetarëve.

Të lënë eksperimentet e dështuara, të lënë populizmat, të lënë demagogjitë dhe t’i shtrohen punës, sepse nuk është kjo mënyra se si kontrollohet Covidi. Vendosja në Tiranë e kufizimeve të ngjashme me gjithë vendet e përgjegjshme europiane. Eksperimenti me maskat në rrugë ishte një turp që nuk dha asnjë efekt. Të mbash maska në rrugë dhe të bësh panair qoftesh, apo të mbyllësh shkollat dhe të lësh hapur mejhanet, nuk funksionon”, shkruan ai.

Për të disatën herë Dasho i bën thirrje qeverisë të ndjekë modelin gjerman në luftën kundër koronavirusit duke rritur numrin e testimeve dhe ritmin e gjurmimeve. Ndërsa shtoi këtu se bashkë me tre veprimet e lartëpërmendura nga mjekët, duhet rritur ndërgjegjësimi tek qytetarët dhe jo të vendosim gjoba ndaj tyre.

Sipas ekspertit, shëndetësia shqiptare duhet të bashkëpunojë me mjekët që ka nëpër botë dhe jo të lërë sistemin në dorë të të paaftëve.

“Nevojiten masa serioze ku modeli më i mirë për t’u ndjekur duket ai gjerman. Është përafrimi “Testo-Gjurmo-Trajto” që e kanë në përgjegjësi ministritë e Shëndetësisë dhe përafrimi tjetër “Maskë-Izolim-Distancim” që e kanë përgjegjësi ta zbatojnë qytetarët.

Nëse nuk zbatohen paralelisht nuk ka kontroll të Covidit. Këto masa duhen marrë urgjentisht. Mundësisht që sot! Në se ministria dhe komiteti janë të paaftë edhe për të konceptuar dhe zbatuar këto masa emergjente, ka me qindra mjekë shqiptarë në botë, me njohuri, përvojë dhe gatishmëri për të hartuar strategjinë, planin e zbatimit, konceptin logjistik të ndërhyrjes, protokollet mjekësore dhe ato të parandalimit, mjetet mbështetëse të survejancës dhe logjistikës”, ka shkruar në rrjetet sociale Dasho./Iconstyle.al.

Etiketa: ekspertiErion DashoModeli gjerman

Të tjera

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve....

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet
Aktualitet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Mijëra abonentë të kompanisë celulare One Albania u përballën mbrëmjen e djeshme me një ndërprerje masive të shërbimeve, duke mbetur...

15:47 11/03/2026
Para

Denoncimet e shumta/ Infektivi përtej kapaciteteve, të sëmurët mbahen në ambulancë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

15:47 11/03/2026
Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

15:37 11/03/2026
Kushtetuesja: Mbyllja e Tik-Tok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit

Kushtetuesja: Mbyllja e Tik-Tok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit

15:03 11/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.