Skip to content
Të Gjitha

Kapet në Prevezë mjeti i vjedhur, ishte i mbushur me 104 kg kanabis në formë çokollate

· 1 min lexim

Një automjet i vjedhur që vinte nga kufiri greko-shqiptar është kapur në Prevezë me 97.5 kg marijuanë dhe 7 kg hashash në formë çokollate.

Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë me 9 qershor 2020, ndërsa targat i përkasin një tjetër makine, gjithashtu të vjedhura.

Gjatë kontrollit të Policisë, përveç lëndës narkotike, është sekuestruar edhe një telefon celular.

Ndërkohë që në pranga është vënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhen të ditura të dhëna për shkak të hetimeve.