Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kalo ngre shqetësimin: Do kemi rizgjim të rasteve me Covid, ja nga ndryshon nga infeksionet e tjera!  

13:22 28/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka paralajmëruar qytetarët që të bëhen gati për një rritje të rasteve me Covid-19 gjatë stinës së vjeshtës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook,  mjeku Kalo ka bërë me dije se përveç Covidit, qytetarët duhet të jenë vigjilentë edhe ndaj virozave të tjera të stinës, të cilat sipas tij janë të pashmangshme.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

KOHË KOVIDIANE…..28.09.2020 e në vijim…..KUJTESË sidomos për rastet me PCR/Teste negative përgjatë sfidës me “flamën mbarëbotërore”…..VJESHTA që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars-Cov2/Covid-19, POR së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….

Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve….

Periudha kohore tipike e këtyre Infeksioneve virale stinore është ajo midis Tetorit dhe Prillit….DUHET t’a kemi të qartë se janë infeksione të cilat PREKIN të gjitha moshat duke u përhapur lehtazi mes tyre, POR që fatmirsisht në pjesën më të madhe të tyre ato NUKU janë të rënda në manifestimet klinike si dhe në ndërlikimet që ato japin….Infeksionet virale stinore shoqërohen ose 1- me prekjen e vijave respiratore/të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, ose 2- me prekje të traktit tretës/rrugës së kalimit, përpunimit e përthithjes së ushqimeve të ndryshme…

  • Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata. Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars-Cov2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962….Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe këputshmëria/lodhja…
  • Përhapja e këtyre infeksioneve prej të sëmurit te individët e tjerë ndodh direkt nëpërmjet spërklave, por edhe nga prekja e objekteve të ndryshme sepse këto spërkla njëkohësisht ndotin edhe sipërfaqet e ndryshme si dorëzat e dyerve, bankat e shkollës, lodrat e fëmijëve, tastierat e kompjuterave, telefonat, etj….Shërimi është i shpejtë për 4 – 7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imnunitare, në të cilët ecurija e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste…

Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shendetësor,  ata/ato të cilëvë u këshillohet me përparësi Vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit…. Trajtimi me Antibiotikë është i justifikueshëm vetëm NËSE dyshohen mbinfeksione bakteriorë, ose edhe prekje direkte prej tyre të rrugëve të frymëmmarjes. Janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë dhe vetmjekimi NUKU këshillohet në asnjë rast….2- Gastroenteritet virale stinore të shpeshta përgjatë këtyre muajve shkaktohen kryesisht nga rotaviruset dhe noroviruset….

Infeksionet gastroenteritike virale stinore përhapen nga një indvid në tjetrin prej duarve të tyre të palara, por edhe përmes ushqimeve ose ujit të ndotur prej këtyre viruseve….Shenjat klinike të noroviruseve përfshijnë: fillimin e beftë të të vjellave, diarrhesë së ujëshme, krampeve abdominale, dhimbje koke dhe ethe. Të vjellat vërehen më shumë te fëmijët. Personat pa sëmundje kronike ose lëndime immunitare shërohen brenda 24 – 60 orëve…

Shenjat klinike të infeksioneve nga rotaviruset përfshijnë diarrhenë, të vjellat dhe dhimbjet e barkut. Shumica e përsonave pa sëmundje bashkëshoqëruese shërohen brënda 3 – 8 ditëve….Fëmijët nën dy vjeç mundet të kenë diarrhea severe, çka e bën të nevojëshme edhe mjekimin spitalor të tyre….NUKU është asnjëherë e pa dobishme përkujdesi ndaj higjenës ushqimore e asaj vetjake, kolektive dhe të mjedisve ku jetojmë, shkollohemi si dhe punojmë…VJESHTË e DIMËR “jo të ashpër” miq, kolegë dhe bashkëkombas…”

Etiketa: covidShtimi i rastevetritan kalo

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Silva Bino nuk i shpëton koronavirusit, epidemiologia shtrohet në spital pasi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.