Skip to content
Bota

Joe Biden shpall kandidaturën për president në USA

· 1 min lexim

Joe Biden do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për president të Amerikës, javën që vjen, lajmin e bën të ditur CNN.

Në fillim të muajit, Biden kishte deklaruar publikisht se brenda prillit do të bëjë të ditur kandidaturën e tij për të qenë njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë.

Biden u shpreh se për çdo veprim që kryen në raport me kandidimin, do të flasë me avokatët e tij.

“Gjithçka po shkon sipas planit, ” -thotë Greg Schultz, këshilltari kryesor i cili do e udhëheq fushatën e Biden.

Formati dhe data  e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatitë terrenin për kandidaturën e ish zëvendës presidentit.

Joe Biden, në rast se shpall kandidaturën, rezulton se është e treta herë që e bën këtë. Biden shpalli kandidaturën për të qenë president i Amerikës edhe në vitet 1988 dhe 2008.